Rrëzohet një avion i EBA-ve, humb jetën piloti

Një avion i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) është rrëzuar në Jemen, ndërsa si pasojë piloti ka humbur jetën.

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-ve, WAM, avioni i rrëzuar ishte i angazhuar në kuadër të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite në Jemen.

Siç njoftohet, avioni është rrëzuar për shkak të defekteve teknike, ndërsa si pasojë jetën ka humbur piloti Sultan Muhammed Ali en-Nakabi., transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë nuk janë dhënë informata të detajuara lidhur me rastin.

EBA-të njihen si një nga vendet më aktive ushtarakisht në operacionet e koaliconit të kryesuar nga Arabia Saudite, “Stuhia e Vendosur” i filluar më 26 mars të vitit 2015 dhe “Kthimi i Shpresës” i filluar më 22 prill të po të njëjtit vit./Mesazhi/