Rriten rastet e të prekurve me Ebola në Kongo

Rastet e prekur me virusin vdekjeprurës Ebola janë rritur në Republikën Demokratike të Kongos.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë kryesisht larg nga vendet ku gjenden njerëzit e sëmurë, pasi militantët sulmuan kampin e tyre, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Njëzet e shtatë raste të Ebola-s u konfirmuan në provincat Kivu Veriore dhe Ituri.

Ebola është sëmundje ngjitëse dhe përhapet përmes lëngjeve trupore.

Dy javë më parë, militantët në lindje të Kongo-s, vranë katër persona dhe plagosën disa të tjerë, në dy qendra të reagimit ndaj të infektuarve.

“Pasiguria është një nga sfidat kryesore me të cilat po përballemi sepse ajo na pengon të kemi qasje në komunitetet për t’i mbrojtur ata kundër Ebola-s”, -tha Michel Yao, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë ai tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të udhëtojnë përmes një helikopteri deri në zonat ku gjenden personat e infektuar.

Në bazë të të dhënave të OBSH-së, që nga shpallja e epidemisë së Ebolës, në gusht të vitit 2018, janë identifikuar 3.340 raste ndërkaq 2.210 persona kanë vdekur.