Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rriten thirrjet tek SpaceX për të ofruar internetin Starlink në Gaza

Rriten thirrjet tek SpaceX për të ofruar internetin Starlink në Gaza

#starlinkforgaza

Ka një kërkesë në rritje në internet, në mediat sociale, për të ofruar shërbimin e internetit Starlink të SpaceX të shtrihet në Gaza, e cila aktualisht po përballet me një ndërprerje të rëndë të komunikimit.

Hashtagu “#starlinkforgaza” është në trend me mbi gjysmë milioni postime.

Përdoruesit po përpiqen të tërheqin vëmendjen e pronarit të SpaceX, Elon Musk, i cili zotëron edhe platformën ku po zhvillohet kjo lëvizje.

Megjithatë, është e pasigurt nëse Starlink mund të ofrojë shërbime për Gazën për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe bllokadës izraelite.

Elon Musk nuk është përgjigjur dhe ka pak indikacione se ai është i gatshëm të ndihmojë palestinezët në Gaza me komunikim, pasi SpaceX thuhet se është në bisedime me Izraelin për të prezantuar shërbimet Starlink atje. /mesazhi