Rritet çmimi global i grurit pas zjarrit në centralin bërthamor ukrainas

Pas frikës që shkaktoi zjarri që shpërtheu në centralin bërthamor Zaporizhia të Ukrainës mes përleshjeve me Rusinë, çmimi i grurit arriti pothuajse 500 dollarë për ton në SHBA.

Që nga mëngjesi i sotëm, çmimi i grurit arriti në 444 dollarë për ton.

Në fillim të shkurtit, çmimi i grurit ishte rreth 270 dollarë për ton.

”Zjarri në centralin bërthamor të Ukrainës nuk ka prekur pajisjet thelbësore deri më tani”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Çmimet e mallrave të tjera shënuan gjithashtu një rritje lidhur me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

Çmimi i naftës Brent, i cili arriti pothuajse 120 dollarë të enjten, shënoi një rënie në rreth 112 dollarë.

Çmimi i arit arriti 1 950 dollarë dje dhe u balancua sot në rreth 1 937 dollarë. /atsh