Rritet çmimi i naftës, benzina dhe gazi mbeten të pandryshuara

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për të premten.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka shtrenjtim prej 2 centësh për naftë, derisa ka mbetur i pandryshuar ai benzinës dhe i gazit.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes