Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 14 numri i viktimave pas aksidentit me tren pranë Xhakartës

Rritet në 14 numri i viktimave pas aksidentit me tren pranë Xhakartës

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti me tren pranë kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartës.

Kreu i agjencisë kombëtare të shpëtimit bëri të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa ekipet po punojnë për të nxjerrë personat që kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

Autoritetet thanë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë. /mesazhi