Rritet në 155 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 155, thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas komitetit organizativ, 7 persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.

Në mesin e të infektuarve gjenden dy sportistë të ardhur nga jashtë, si dhe 3 zyrtarë, një punonjës dhe një anëtar i komitetit.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.