Është rritur në 70.669 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.
Në 48 orët e fundit në spitale janë sjellë 14 të plagosur dhe 2 trupa të palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 395 persona, janë plagosur 1.088 të tjerë ndërsa 634 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.669 ndërsa numri i të plagosurve në 171.165.




