Rritet në 71.441 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 71.441 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e Izraelit.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 451 persona dhe janë plagosur 1.251 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.441, ndërsa numri i të plagosurve në 171.329.