Numri i të vrarëve si pasojë e agresionit të vazhdueshëm të Izraeli në Rripin e Gazës ka arritur , ndërsa numri i të plagosurve në 171.691, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.
Burime mjekësore bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës kanë mbërritur 4 trupa të pajetë, të nxjerrë nga rrënojat, si dhe 5 të plagosur. Sipas tyre, ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ku ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë arritur të hyjnë deri tani.
Të njëjtat burime sqaruan se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka shkuar në 591, ndërsa i të plagosurve në 1.583. Ndërkohë, janë nxjerrë 724 trupa nga zonat e shkatërruara. /mesazhi



