
Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës si pasojë e agresionit izraelit është rritur në 71.266, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 171.219, që nga 7 tetori 2023, njoftuan burime mjekësore.
Sipas tyre, gjatë 48 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë pranuar 29 të vrarë, prej të cilëve 4 viktima të reja dhe 25 trupa të nxjerrë nga rrënojat, si dhe 8 të plagosur. Ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ku ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë.
Burimet theksuan se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, numri i të vrarëve ka arritur në 414 dhe i të plagosurve në 1.142, ndërsa janë nxjerrë 679 trupa.
Gjithashtu, u bë e ditur se 292 viktima janë shtuar në statistikat zyrtare pasi të dhënat e tyre u plotësuan dhe u miratuan nga Komisioni për Verifikimin e Dëshmorëve, për periudhën nga 19 deri më 26 dhjetor 2025. /mesazhi






