Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për rishikimin e buxhetit të vitit 2020.
Me amandamentet e propozuara, është rritur edhe buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve dhe nevoja tjera që ndërlidhen me Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.
Kjo shumë, nga 3.5 milionë euro do të arrijë në 20 milionë.
Këto mjete, një pjesë i dedikohen ministrisë së Drejtësisë dhe një pjesë në kontigjenca.
Aty përfshihen edhe udhëtimet e familjarëve të të akuzuarve për në Hagë, deri në 12 persona.
Po ashtu, aty janë të përfshira edhe kompensimet për personat që dalin të pafajshëm në gjykimet e tyre në Hagë.