Rritet rastet me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me javët e fundit.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.  Në total numri i rasteve aktive është 195’, thuhet në raportin e MSh-së..

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.