Rritet sërish çmimi i naftës, naftëtarët thonë se ka pak ndryshim

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka shënuar sërish rritje, por kjo rritje po shihet si e lehtë nga përfaqësues të naftëtarëve të Kosovës.

Në një pikë të derivateve në Prishtinë është parë se çmimi i naftës ka arritur në 1.71 euro.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i ka thënë KOHËS se kjo rritje është shënuar për një apo dy centë.

“Nuk ka rritje të çmimit të naftës, është një rritje e lehtë e çmimit të naftës që sot Dieseli është 1.68 euro ndërsa benzina 1.70. Është rritje krejt e lehtë sepse është rritur vetëm 1 apo 2 centë dhe nuk ka nevojë të bëhet panik”, ka thënë ai