Rritet vlera e aksioneve pas bisedimeve për luftën

Pasi është bërë i ditur përparimi në bisedimet që janë zhvilluar mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, në Evropë është rritur vlera e aksioneve.

Në Paris dhe Frankfurt, vlera e aksioneve është rritur për 3 për qind, ndërsa në Londër, 1.34 për qind.

Ndërkohë, çmimet ndërkombëtare të naftës kanë rënë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë për gati 6 për qind. /rel