Rrjeti social që kërkon zëvendësimin e Twitter e bën më të lehtë regjistrimin e përdoruesve

Momentalisht janë mbi 12 mijë instanca ku përdoruesit mund të zgjedhin dhe ekipi i Mastodon ka kuptuar se një gjë e tillë mund të jetë e tepërt për një përdorues të zakonshëm.

Pasi Elon Musk mori drejtimin e Twitter, një prej alternativave të medias sociale ku shumica e përdoruesve u dyndën ishte Mastodon.

Është një rrjet social i decentralizuar ku njerëzit mund të zgjedhin mes serverëve të ndryshme ose “instancave” ku secili operohet në mënyrë të pavarur nga tjetri.

Momentalisht janë mbi 12 mijë instanca ku përdoruesit mund të zgjedhin dhe ekipi i Mastodon ka kuptuar se një gjë e tillë mund të jetë e tepërt për një përdorues të zakonshëm.

Si rezultat shërbimi ka lançuar një proces të ri regjistrimi duke bërë një prej instancave që operon vetë, mastodon.social, si opsionin parësor të regjistrimit.

Përdoruesit e rinj mund të zgjedhin mes secilit prej serverë që dëshirojnë gjatë procesit të regjistrimit, por mastodon.social do të jetë në formën e një butoni të veçantë që bën krijimin e një llogarie të lehtë.

Ata që zgjedhin mastodon.social si instancën ku po regjistrohen, mund të largohen kurdo dhe ti bashkohen një instance tjetër më vonë. Ekipi i Mastodon këmbëngul se decentralizimi është filozofia e tyre.

Përveç prezantimit të procesit të ri të regjistrimit, Mastodon ka zbuluar se janë bërë mbi 1 miliardë postime. Gjithashtu listoi disa funksionalitete të reja siç është citimi i postimeve dhe përmirësimi i përmbajtjeve dhe kërkimit të profileve.