Rrokulliset një autobus me mërgimtarë në Serbi, raportohet për 11 të lënduar

Mediat serbe raportojnë se një autobus me udhëtarë nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, rreth orës 22:00.

“Novosti.rs” bën të ditur se bëhet fjalë për një autobus të firmës “Zhitia Turist”, që po udhëtonte në linjën Prishtinë – Graz (Austri).

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Krushevcit”, shkruan “Novosti.rs”. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për 11 të lënduar.

Ndërkohë, nga kompania “Zhitia Turist” kanë thënë për KSP-në se “fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona me lëndime të lehta”.

Sipas kompanisë, shkak i aksidentit ishte rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike.