Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në Ankara në muajin korrik, transmeton Anadolu.
Rubio tha se samiti do të jetë “takimi më i rëndësishëm” në historinë e aleancës, sepse “ka disa gjëra që duhet të sqarohen dhe të rregullohen”.
“SHBA-ja ende është në aleancën e NATO-s dhe ne do të jemi aty”, tha Rubio para Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Derisa Washingtoni mbetet anëtar i NATO-s, ai tha se organizata ka nevojë për “ndryshime të rëndësishme” që do të diskutohen në samitin e 7 dhe 8 korrikut në kryeqytetin turk Ankara.



