Ballina Artikuj Rusia dhe Kisha Ortodokse Serbe intensifikojnë koordinimin rreth çështjes së Kosovës

Rusia dhe Kisha Ortodokse Serbe intensifikojnë koordinimin rreth çështjes së Kosovës

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko ka zhvilluar një takim me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Sipas njoftimit në platformën “X”, gjatë takimit pëveç gjendjes aktuale në botën ortodokse, si dhe bashkëpunimit ndërmjet Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe u diskutua edhe situata në Kosovë,

Takimi po ashtu thuhet se nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërkishës dhe dialogut për çështjet e fesë dhe kulturës ortodokse.