11 anije luftarake ruse të ankoruara në bazën ushtarake të Tartus në Siri në ndihmë të forcave të regjimit të Bashar Al Assad raportohet se janë larguar nga posti i tyre.
Mediat raportojnë se duke iu referuar pamjeve satelitore, 11 anijet luftarake nuk janë më të ankoruara në portin e bazës ushtarake të Tartus.
Largimi i luftanijeve ruse vjen pas deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili paralajmëronte Rusinë të mërkurën që të përgatitej pasi SHBA do të bombardonte bazat ushtarake.





