Rusia i dhuron 150,000 doza vaksine “Sputnik V” Indisë

Rusia i ka dhuruar 150 mijë doza vaksine Indisë, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm indian. Që nga e Shtuna, të gjithë personat mbi 18 vjeç në Indi do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër Covid, por vendi ka mungesa të dozave.

Qeveritë në Rajasthan, Punjab, Jharkhand dhe Chhattisgarh kanë raportuar mungesa të dozave. Vendi po lufton me një rritje dramatike të rasteve që ka mbingarkuar spitalet, duke çuar në mungesa të oksigjenit dhe shtretërve.

Në Delhi, ku sipas statistikave një person vdes nga Covid-19 çdo katër minuta , krematoriumet po zgjerohen me një ritëm të shpejtë, duke u përpjekur të rrisin kapacitetin për të përballuar 1000 djegie trupash në ditë. /abcnews