“Gjykata duhet të ketë pëlqimin e palëve për të marrë një vendim të tillë dhe në këtë rast nuk mund të ketë pëlqim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov
Rusia nuk mund të marrë në konsideratë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të OKB-së, që e urdhëron Moskën të ndalojë luftën në Ukrainë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjykata duhet të ketë pëlqimin e palëve për të marrë një vendim të tillë dhe në këtë rast nuk mund të ketë pëlqim”, tha Peskov në një konferencë të përditshme në Moskë.
“Jo, nuk do të mund ta marrim parasysh këtë vendim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të ketë një gjë të tillë si miratimi i palëve. Këtu nuk mund të ketë miratim”, tha ai.
Të mërkurën, GJND-ja njoftoi vendimin e saj në përgjigje të kërkesës së Ukrainës, duke kërkuar nga Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë.
Vendimi i gjykatës më të lartë të OKB-së në Hagë u mbështet me një votim me 13 pro dhe 2 kundër.
GJND-ja u themelua nga Karta e OKB-së në qershor të vitit 1945 si institucioni parësor gjyqësor i OKB-së. Ajo filloi punën në prill të vitit 1946.
Gjykata përbëhet nga 15 gjyqtarë, të cilët zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit për një mandat nëntëvjeçar. /aa





