Rusia mirëpret armëpushimin Izrael-Hamas

Mariya Zaharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, tha se e mirëpritën armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Zaharova vlerësoi marrëveshjen e armëpushimit në një konferencë shtypi javore në kryeqytetin Moskë.

Duke treguar se kriza midis Palestinës dhe Izraelit zgjati për dhjetë ditë, Zaharova kujtoi se shumë civilë, përfshirë fëmijë, humbën jetën në këtë periudhë.

“Moska mirëpret aktivizimin e procesit të armëpushimit më 21 maj në orën 02:00 në rajonin ku po zhvillohet konflikti Palestinë-Izrael”, tha Zaharova.

Duke theksuar se palët duhet të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta, Zaharova deklaroi se Rusia është e gatshme të ndihmojë në këtë çështje.

“Palestinezët kanë deklaruar shumë herë se janë të gatshëm për kontakte. Kurse izraelitët nuk kanë marrë një vendim për këtë çështje. Me sa duket, Kudsi Perëndimor nuk është ende gati për dialog të drejtpërdrejtë me palën palestineze”, tha Zaharova.

Të paktën 233 palestinezë janë vrarë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, kurse më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.

Pas 11 ditëve të agresionit izraelit, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamas-it dhe Izraelit hyri në fuqi dje herët në mëngjes. /aa