Shefja e diplomacisë e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka akuzuar Rusinë se po përdor veton e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) si “dritë jeshile për barbarizmin” në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Truss komentoi këtë në parlament kur një deputet pyeti nëse Rusia duhet të mbetet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Këshilli i Sigurimit ka një rol për të luajtur, pasi nën presidencën tonë, ne e kemi përdorur atë për të tërhequr vëmendjen ndaj gënjeshtrave të Rusisë. Ne po ashtu kemi pritur adresimin e presidentit Zelenskyy. Por ne kemi shqetësime për një arkitekturë të sigurisë ndërkombëtare që ka Rusinë si një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe ata kanë përdorur veton e tyre si dritë jeshile për barbarizmin”, tha Truss.
Siç theksoi ajo, një pjesë e përgjigjes së tyre për këtë çështje ka qenë “puna më e ngushtë me aleatë si nga G7-ta dhe NATO, sepse ne thjesht nuk kemi parë mjaftueshëm që po ndodhë në nivel të OKB-së”.
Britania dhe Rusia, së bashku me SHBA-në, Francën dhe Kinën, përbëjnë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, respektivisht secili prej pesë anëtarëve ka të drejtën e vetos. /aa








