Rusia po kryen deportime masive të ukrainasve

Marata Khusnulina

Instituti për Studime të Luftës ka publikuar raportin e fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Ky Institut ka theksuar se Rusia po kryen spastrim etnik me deportimin e ukrainasve nga rajonet e tyre ku kanë lindur e janë rritur.

Instituti ka cituar Marata Khusnulin, zëvendëskryeministrin rus, i cili dy ditë më parë ka njoftuar se fëmijët nga rajoni i Khersonit “tashmë gjenden në rajone të ndryshme të Rusisë, duke qëndruar nëpër kampet e fëmijëve”.

Zyrtarët rusë haptazi kanë pranuar se po ndajnë dhe dërgojnë fëmijët ukrainas në Rusi, ku ua japin familjeve ruse që duan t’i birësojnë.

Kjo është një dëshmi tjetër se po shkelen Konventat ndërkombëtare dhe vazhdimisht theksohet se rusët po vazhdojnë me këtë praktikë nga fillimi i luftës në atë vend.