ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se do të thërrasë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të kryesuara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër regjimit të Damaskut në Siri.
”Rusia thërret një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar rreth veprimeve agresive të SHBA-së dhe aleatëve të saj”, njoftoi Kremlini në një deklaratë.
Kremlini dënoi sot ashpër sulmet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër bazave të regjimit të Damaskut në Siri, në formë kundërpërgjigje të një sulmi të dyshuar kimik.
”Rusia dënoi me vendosmëri sulmin në Siri, ku forcat ushtarake ruse po ndihmojnë qeverinë legjitime për të luftuar kundër terrorizmit”, njoftoi Kremlini.





