Ryzen 9000: Çfarë performance premtojnë procesorët e fundit të AMD

AMD do të nxjerrë në shitje procesorët më 31 Korrik por ende nuk ka asnjë informacion për çmimet e tyre.

AMD do të lançojë procesorët e rinj Ryzen 9000 në fund të këtij muaji dhe vinë me arkitekturën Zen 5.

Kompania zbuloi më shumë informacione për produktet këtë javë krijuar edhe përshtypjet e performancës që mund të presim prej Ryzen 9950X, Ryzen 9 9900X, Ryzen 7 9700X dhe Ryzen 5 9600X.

Performanca e AMD Ryzen 9 9950X

AMD tregoi një sesion testimi live në Cinebench R23 për Ryzen 9 9950X. Procesori me 16 bërthama tejkalon në performancë çdo procesor tjetër konsumator aktualisht në treg duke mundur paraardhësin Ryzen 9 7950X me 9 përqind.

Ky rezultat u rrit në 43,895 pikë me Precision Boost Overdrive dhe me teknologjinë e re Curve Shaper shkon deri në 44,538 pikë. Versioni stock i procesorit prodhon një rezultat 41,924 pikë në Cinebench R23. Më afër këtij rezultati është Core i9-14900K me 39,328 pikë ndërsa paraardhësi shënonte 38,575 pikë.

Performanca e Ryzen 9 9900X, Ryzen 7 7900X dhe Ryzen 5 9600X

Një shkallë mëposhtë është Ryzen 9 9900X i cili vjen me 12 bërthama dhe 24 threads ndërsa AMD tregoi testimet e saj duke e krahasuar me 14900K.

AMD thotë se procesori në fjalë udhëheq kundrejt flagshipit aktual të Intel në lojës si F1 2023 dhe Cyberpunk 2077 por edhe në aplikacione si Photoshop, Blender dhe HandBrake.

E njëjta vlen edhe për krahasimin mes Ryzen 7 7900X dhe Core i7-14700K. Interesant është fakti se AMD tregonte një grafik të performancës së Ryzen 7 9700X i cili është më i shpejtë sesa Ryzen 7 5800X3D i arkitekturës Zen 3.

Ky i fundit ka teknologjinë 3D V-Cache e cila vjen për të shtuar performancën gaming në shumicën e titujve. Por AMD nuk e krahasoi Ryzen 7 9700X me Ryzen 7 7800X3D të cilët mendohet se ofrojnë performancë t njëjtë falë 3D V-Cache edhe pse është në arkitekturën e kaluar Zen 4.

Së fundi pamë krahasime të performancës mes Ryzen 5 9600X dhe Core i5-14600K.

Përmirësimet Ryzen 9000

Procesori i ri do të ofrojë mbështetje për memorie RAM DDR5-8000 së bashku me profilet e mbifrekuencimit të tyre. AMD gjithashtu tha se procesorët Ryzen 9000 reduktojnë temperaturën me 7 gradë celsius me një TDP të njëjtë krahasuar me Ryzen 7000. Rezistenca termike e procesorëve është shtuar me 15 përqind ndërsa këto ndryshime pritet do të tërheqin vëmendje të lartë nisur nga fakti sesa e lartë ishte temperatura e Ryzen 7000.

AMD do të nxjerrë në shitje procesorët më 31 Korrik por ende nuk ka asnjë informacion për çmimet e tyre.