Sa kohë i duhet Katarit për të zëvendësuar Rusinë në furnizimin me energji?

Saad Sherida Al–Kaabi

Ministri i Shtetit për Çështjet e Energjisë së Katarit shprehet se askush nuk mund të zëvendësojë menjëherë pozicionin e Rusisë në furnizimin me energji në Evropë, dhe se vendi i tij nuk mund të sigurojë mbështetje të menjëhershme energjetike për Evropën.

Saad Sherida Al–Kaabi tha në Forumin e 20-të të Dohas se Rusia siguron rreth 40 për qind të nevojave të gazit natyror të Evropës, i cili nuk mund të zëvendësohet brenda natës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan bashkëpunimi energjetik, duke njoftuar se do të zgjerojnë eksportin e gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.

Duke folur për këtë çështje, Al–Kaabi tha se edhe pse Katari është pjesë e këtij plani bashkëpunimi, një transmetim kaq i madh energjie nuk mund të bëhet brenda një periudhe të shkurtër.

Mund të duhen shtatë vjet për të arritur këtë qëllim dhe do të nevojitet edhe ndihma nga furnizuesit e tjerë të energjisë.

Që nga shpërthimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, gjë që çoi gjithashtu në një rritje të çmimeve të energjisë në BE.

BE planifikon të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti. Për këtë qëllim, vendet anëtare të BE-së po kërkojnë eksportues të rinj të energjisë për t’u larguar nga energjia ruse. /euronews