Ballina Artikuj Sa më shumë ta njohësh Allahun, aq më shumë rritet shpresa jote...

Sa më shumë ta njohësh Allahun, aq më shumë rritet shpresa jote tek Ai…

Hoxhë Halil Avdulli

Njeriu shpesh zhgënjehet nga njerëzit sepse pritjet ndaj tyre janë më të mëdha se mundësitë e tyre. Njerëzit janë të kufizuar: harrojnë, dobësohen, ndryshojnë dhe jo gjithmonë mund të japin atë që presim.
Por me Allahun është ndryshe.
Sa më shumë ta njohësh Allahun, aq më shumë rritet shpresa jote tek Ai. Sepse bujaria, mëshira dhe dhuntia e Tij nuk kanë kufi.
Prandaj besimtari mëson dy gjëra:
1. Me njerëzit: të ulë pritjet që të ruajë zemrën nga zhgënjimi.
2. Me Allahun: të rrisë shpresën dhe pritjen e mirë, sepse Ai nuk e zhgënjen robin që shpreson tek Ai.

Hoxhë Halil Avdulli