Ballina Lajmet Kosovë Sabit Geci intervistohet nga Specialja në Prishtinë

Sabit Geci intervistohet nga Specialja në Prishtinë

Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se sot rreth orës 09:00, Geci është parë duke hyrë në hapësirat e Bashkimit Evropian që ndodhen në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Geci ishte ftuar më 18 dhjetor nga Specialja.

Sabit Geci, ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan.

Dënimin parashihet ta përfundojë më 5 maj të vitit 2025.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.