Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.
Klan Kosova mëson se sot rreth orës 09:00, Geci është parë duke hyrë në hapësirat e Bashkimit Evropian që ndodhen në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.
Geci ishte ftuar më 18 dhjetor nga Specialja.
Sabit Geci, ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan.
Dënimin parashihet ta përfundojë më 5 maj të vitit 2025.
Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.








