Ballina Artikuj Sakrifica, rrugë e fituesve!– Mesazhe Ramazani 2

Sakrifica, rrugë e fituesve!– Mesazhe Ramazani 2

Agjërimi i Ramazanit është formë praktike e sakrificës, pasi përfaqëson një dorëzim të plotë ndaj Allahut, një kontroll mbi dëshirat dhe një pastrim shpirtëror.

Islam, sakrifica nuk është vetëm një veprim i thjeshtë, por është një test besimi, sinqeriteti dhe devotshmërie.

Ibrahimi alejhi selam është shembulli më i lartë i sakrificës, kur pranoi t’i bindej urdhrit të Allahut për të flijuar të birin, Ismailin alejhi selam, për hirë të Tij.

Një fakt që na nxitë praktikisht për sakrificë për Allahun, Krijuesin e botëve është se agjëruesi sakrifikon nevojat e tij bazë siç është ushqimi dhe pijet, edhe pse në bazë ato janë të lejuara ( jashtë kohës kur jemi agjërueshëm ), për të na e dhënë mësimin e duhur se ndalimi nga të ndaluarat mbetet edhe më e domosdoshme.

Agjëruesi dorëzohet totalisht para urdhërit të Allahut Fuqiplotë, dhe kjo tregon se ai mund të dorëzohet edhe në të gjitha qështjet tjera e jo vetëm në agjërim.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin Fianik:

“Me të vërtetë, ata që durojnë do të shpërblehen pa masë.”

( Ez-Zumer: 10)

Ashtu siç sakrifica e Ibrahimit alejhi selam u shpërblye me një mëshirë hyjnore, edhe sakrifica e besimtarit gjatë Ramazanit është një rrugë drejt faljes, mëshirës dhe afrimit me Allahun e Madhëruar.

Andaj si përfundim mund të themi se agjërimi i Ramazanit është një shkollë e sakrificës, një praktikë që na mëson të heqim dorë nga e përkohshmja për të fituar të përjetshmen.

Ai na kujton se vështirësitë e kësaj bote janë kalimtare dhe se durimi e sakrifica për hirë të Allahut janë rruga drejt shpërblimit të madh në këtë dhe në botën tjetër.

Hoxhë Sadik Avdiu