Salmon me panna dhe spinaq

PËRBËRËSIT: 4 fileto salmoni të vogla, 200 ml panna, domate qershi, një tufë spinaq gjethe vogël, vaj ulliri, kripë, piperm pluhur hudhre dhe borzilok i freskët.

PËRGATITJA: Marinojmë fillimisht filetot e salmonit me kripë, piper dhe pluhur hudhre. I skuqim me pak vaj ulliri. Pasi janë skuqur i heqim nga tigani dhe aty shtojmë domatet e vogla, pastaj spinaqin dhe i rregullojmë me kripë. Shtojmë 200 ml panna. Vendosim sërish salmonin në tigan me përbërësit e tjerë dhe në fund shtojmë borzilokun. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Albina’s kitchen