Sam Bankman-Fried ka gënjyer njerëzit vazhdimisht në Twitter rreth gjendjes së FTX

30 vjeçari Wang, një mik nga shkolla e lartë e Bankman-Fried që u bë shef i teknologjisë së FTX, ka pranuar fajësinë dhe bashkëpunuar me autoritetet. Ditën e Premte ai ju përgjigj pyetjeve rreth dokumenteve, cicërimave dhe bisedave private.

Një bashkëthemelues i FTX tha përballë trupit gjykatës se cicërima e publikuar nga Sam Bankman-Fried që garantonte përdoruesit se çdo gjë po shkonte mirë me bursën e kriptomonedhave FTX ishte gënjeshtër.

Ish ekzekutivi Gary Wang tha se kur Bankman-Fried bëri postimin, ai ishte në dijeni se firma kishte një gropë 8 miliardë dollarëshe. Pak ditë më pas ai do të shpallte falimentin e FTX.

Wang dështoi përballë gjykatës së New York-ut ku Bankman-Fried po gjykohet për mashtrim.

30 vjeçari Wang, një mik nga shkolla e lartë e Bankman-Fried që u bë shef i teknologjisë së FTX, ka pranuar fajësinë dhe bashkëpunuar me autoritetet. Ditën e Premte ai ju përgjigj pyetjeve rreth dokumenteve, cicërimave dhe bisedave private.

Sipas tij, Bankman-Fried ka bërë deklarata të rreme në mënyrë të vazhdueshme lidhur me gjendjen financiare të kompanisë. “FTX nuk ishte në rregull,” tha Wang. “Asetet nuk ishin në rregull, sepse FTX nuk kishte mjaftueshëm asete për të përballuar kërkesën për tërheqje nga konsumatorët e saj.”

FTX kolapsoi në faliment në Nëntor të vitit të kaluar ndërsa një turmë përdoruesish u dyndën për të tërhequr paratë e tyre nga bursa. Pak javë më pas Bankman-Fried do të akuzohej për mashtrim, pastrim parash, vjedhjen e aseteve të konsumatorëve të FTX, dhe gënjimin e investitorëve e huadhënësve. Ai ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij.