Samiti tresh Turqi-Pakistan-Azerbajxhan, hidhen hapat për rritjen e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu duke bërë të ditur se kanë rënë dakord për zhvillimin në shumë fusha të marrëdhënieve Turqi-Pakistan-Azerbajxhan, tha: “Arritëm në konsensus për të hedhur hapa të rëndësishme për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien”.

Çavusoglu mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas mbledhjes treshe të ministrave të Turqisë-Azerbajxhanit-Pakistanit në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.

Ai tha se në samit u morën vendime për bashkëpunim në shumë fusha dhe shtoi: “Arritëm në konsensus për të hedhur hapa të rëndësishme për të rritur sigurisë, stabilitetin dhe mirëqenien. Ne zhvilluam takimin tonë të parë në Baku në 2017, tani është radha e Turqisë. Sot kemi vendosur të mbajmë më shpesh takime në këtë format. Kështu që nuk duhet të presim 3-4 vjet”.

Ministri Çavusoglu deklaroi se në takimin e tyre trepalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kureyshi dhe atë të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov përmendën rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

“Ne biseduam për rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës, veçanërisht në fushën e transportit dhe energjisë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mahmud Kureyshi tha se vendi i tij ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me Turqinë dhe Azerbajxhanin dhe ka një besim shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet trepalëshe.

Ai deklaroi se krahas fushave të tregtisë, investimeve dhe sigurisë, në takim u diskutua edhe bashkëpunimi strategjik dhe politik dhe nënvizoi se të tre vendet kanë mendime të afërta dhe interesa të përbashkëta për shumë çështje të ndryshme.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov, tha: “Ftojmë kompanitë pakistaneze dhe turke të marrin pjesë në rindërtimin e tokave (Karabaku Malor) të çliruara (nga pushtimi armen)”.

Pas konferencës për shtyp, Turqia, Azerbajxhani dhe Pakistani nënshkruan “Deklarata e Islamabadit” që do të sigurojë thellimin e bashkëpunimit në shumë çështje, duke filluar nga ajo politike, ekonomike, paqe dhe siguri. /trt