Ballina Arritje Teknologji Samsung lançon seritë e reja të 9100 Pro të NVMe SSD

Samsung lançon seritë e reja të 9100 Pro të NVMe SSD

Samsung 9100 Pro Series ofron deri në dyfishin e linjës paraardhëse 990 Pro. Vjen në konfigurimet 1TB, 2TB, 4TB dhe 8TB ku ky i fundit nuk është në shitje deri në fund të vitit.

SSD-të e reja 9100 Pro Series të Samsung përfshijnë modelin e parë konsumator 8TB NVMe SSD. Modelet më të fundit përdorin standardin e shpejtë PCIe 5.0 i cili – me përjashtim nëse trajnoni modele AI – është thuajse diçka e tepërt për shumicën e nevojave kompjuterike që mund të keni.

Samsung 9100 Pro Series ofron deri në dyfishin e linjës paraardhëse 990 Pro. Vjen në konfigurimet 1TB, 2TB, 4TB dhe 8TB ku ky i fundit nuk është në shitje deri në fund të vitit.

Secili model vjen me ose pa pllakën metalike të ftohjes në varësi të zgjedhjes së konsumatorit. Kompania thotë se 9100 Pro ka shpejtësi leximi prej 14,800 MB/s dhe shkrimi prej 13,400 MB/s. Sipas Samsung janë deri në 49 përqind në efikase në konsumin e energjisë sesa linja 990 Pro dhe karakterizohen nga një profil prej vetëm 8.9mm i hollë.

Modelet e para dalin në shitje për 200 dollarë për 1TB, 300 dollarë për 2TB dhe 550 dollarë për 4TB. Pllaka metalike e ftohjes kushton 20 dollarë. Samsung nuk dha çmimin e variantit 8TB.