Samsung prezanton më 26 Korrik modelet e fundit të telefonëve me ekran me palosje

Evenimenti do të mbahet më 26 Korrik njoftoi kompania. Mbajtja e tij më herët sesa në të kaluarën vjen për faktin se Samsung planifikon ti prezantojë pajisjet e reja në Seul të Koresë së Jugut.

Të gjithë ishim në dijeni të asaj çfarë po vinte ndërsa Samsung konfirmoi datën e evenimentit më të fundit Unpacked.

Evenimenti do të mbahet më 26 Korrik njoftoi kompania. Mbajtja e tij më herët sesa në të kaluarën vjen për faktin se Samsung planifikon ti prezantojë pajisjet e reja në Seul të Koresë së Jugut.

Kur Samsung filloi muajin e kaluar të fliste për evenimentin Unpacked, premtoi se do të sillte gjeneratën më të fundit të pajisjeve me ekrane me palosje. Me fjalë të tjera presim versionet e reja të Galaxy Z Fold dhe Z Flip.

Raportohet se modelet e reja do të kenë një mekanizëm të rafinuar të boshtit të palosjes i cili bën të mundur që Z Fold 5 të qëndrojë i hapur në mënyrë të rrafshët ndërsa me Z Flip 5 Samsung do të integrojë një ekran të jashtëm më të madh.

Përpara datës 26 Korrik Samsung do të ofrojë 50 dollarë kredit rezervimi për ata që vendosni të bëjnë porosi për Z Fold 5 dhe Z Flip 5.