Save the Children: Britania duhet të pezullojë menjëherë eksportin e armëve për Izraelin

Organizata Save the Children UK ka kërkuar që qeveria britanike të ndalojë menjëherë eksportin e armëve drejt Izraelit, përfshirë edhe pjesët për avionët luftarakë F-35, të cilët, sipas saj, po përdoren për të vrarë dhe gjymtuar fëmijë.

“Gjashtë fëmijë u vranë nga një sulm ajror izraelit dje ndërsa prisnin për ujë. Javën e kaluar, tetë fëmijë raportohet se u vranë teksa prisnin për ushqim jashtë një klinike,” shkroi organizata në rrjetin X.

“Këta fëmijë kishin emra, kishin shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. Ata ishin gjithçka për dikë. Ne nuk do ta lejojmë që vuajtja e tyre të bëhet diçka normale.”

Save the Children shtoi gjithashtu se “opinionit publik në Britani i është bërë e qartë çfarë po ndodh dhe nuk do të qëndrojë në heshtje ndërsa qeveria e tyre është bashkëfajtore përmes licencimit të armëve ndaj Izraelit.” /mesazhi