SBASHK proteston për pagat, këto janë dy kërkesat e tyre

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka organizuar protestë me kërkesë korrigjimin e ligjit për paga.

Marshi i protestuesve u nis nga sheshi ‘Zahir Pajazati’ deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa kryesore drejtuar Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj – Të ngritën koeficientet e paraparë në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës për 30% dhe të zbatohet në tersi kontrata kolektive për arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK-u.

SBASHK po pret angazhimin e Qeverisë në të kundërtën do të jenë të shtyrë të vazhdojnë me veprime sindikale për të respektuar vullnetin e punëtorëve.Protesta po mbahet nën moton ‘Duam vend meritor në ligjin e pagave’, njofton Klan Kosova.