Sbqipëri, aksident në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, tetë të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” në afërsi të fshatit Kuqar në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një automjet i tipit Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga ku kanë humbur jetën tetë persona.

Dyshohet se 7 prej tyre janë nga vendet e treta dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë- Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.