Scholz: Nëse Rusia kërcënon Ukrainën do të ketë pasoja të rënda

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi Rusisë të zbusë krizën përgjatë kufirit me Ukrainën, ku ka pasur një grumbullim masiv të trupave ruse.

“Situata në kufirin ruso-ukrainas është shumë e rëndë, dhe ka shqetësuar qeveritë në Berlin dhe Madrid”, tha Scholz të hëneë në Madrid gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez.

“Agresioni ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja të rënda politike dhe ekonomike. Prandaj është detyra jonë të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një ngjarje të tillë, e cila do të ishte në dëm të të gjithëve”, shtoi ai. /atsh