Scholz së shpejti drejt Kievit

Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet t’i bashkohet listës së liderëve evropianë që vizitojnë Kievin.

Zelensky shkroi në Twitter se ai i kërkoi kancelarit Scholz-it të mbështeste përpjekjet për të gjurmuar ata që qëndrojnë pas krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë. Ai tha se të dy krerët ranë dakord se ”të gjithë kriminelët e luftës duhej të identifikoheshin dhe të ndëshkoheshin”.

“Ne folëm për sanksionet anti-ruse, mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën”, shkroi Zelensky, duke nënvizuar përpjekjet e tij për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare për vendin e tij më shumë se gjashtë javë pas fillimit të pushtimit rus.

Kancelari dënoi “krimet e tmerrshme të luftës të kryera nga ushtria ruse” në periferi të Bucha në Kiev dhe në pjesë të tjera të vendit. Scholz premtoi gjithashtu solidaritet dhe mbështetje të plotë gjermane për Ukrainën.

Kievi ka parë një fluks të personaliteteve që vizitojnë ditët e fundit pasi luftimet duket se janë zhvendosur në lindje të vendit, veçanërisht në formën e një vizite të papritur të shtunën nga kryeministri britanik Boris Johnson.

Vizita e Johnson u zhvillua në të njëjtën ditë me vizitën e kancelarit austriak Karl Nehammer dhe vetëm një ditë pas një vizite të zyrtarëve të shquar të BE-së. /atsh