Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Schumer kritikon Trumpin për luftën e zgjatur me Iranin

Schumer kritikon Trumpin për luftën e zgjatur me Iranin

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senatin amerikan, Chuck Schumer, ka kritikuar presidentin Donald Trump për zgjatjen e luftës me Iranin, e cila, sipas tij, ka hyrë në muajin e tetë.

Schumer kujtoi deklaratat e mëparshme të Trumpit se lufta do të zgjaste vetëm katër ose pesë javë dhe tha se qytetarët amerikanë dhe trupat po paguajnë koston e konfliktit.

Ai gjithashtu kritikoi republikanët në Senat, duke thënë se ata kishin mundësi të votonin për përfundimin e konfliktit, por zgjodhën ta vazhdonin atë. /mesazhi