Scott: Prishtina duhet ta heq taksën, BE vazhdon të udhëheq dialogun

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha të hënën se Prishtina duhet ta heq taksën mbi mallrat nga Serbia për të vazhduar negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai mes tjerash ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të njohin “udhëheqjen” e BE-së në dialog, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Amerika do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që të kthehet në tryezën e bisedimeve, Scott theksoi se SHBA ende e njeh udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave.