‘S’duam luftë’, Rusia mohon pretendimet e Ukrainës

Sergei Lavrov deklaroi të premten se Moska nuk do luftë, edhe pse presidenti i SHBA paralajmëroi për një sulm të mundshëm në Ukrainë muajin tjetër.

“Nuk do të ketë luftë për sa kohë do të varet nga Federata Ruse, nuk duam luftë, – tha kryediplomati rus në një deklaratë për mediat ruse. Por ne nuk do të lejojmë që interesat tona të shkelen apo injorohen”.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden paralajmëroi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake në muajin shkurt.

SHBA dhe aleatët perëndimorë kanë refuzuar kërkesën e Rusisë që NATO të mos pranojë kurrë Ukrainën dhe vende të tjera ish-sovjetike si anëtare të aleancës ushtarake.

Gjithashtu, Moska kërkoi që NATO të tërheqë trupat që ka aktualisht në vendet e ish-bllokut sovjetik.

Të gjithë sytë tashmë janë tek presidenti Vladimir Putin, i cili do të vendosë se si do të reagojë Rusia, mes frikës se Europa mund të hyjë sërish në luftë. /euronews