Sekretari i Jashtëm britanik: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar

David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka pranuar se është “i shqetësuar” se Izraeli mund të ketë ndërmarrë veprime në Gaza që mund të jenë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

I pyetur nga kryetarja e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit, Alicia Kearns, Cameron nuk pranoi të thoshte nëse kishte parë ndonjë këshillë ligjore të Zyrës së Jashtme që thoshte se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza.

Ai pranoi se kishte parë gjëra në lidhje me konfliktin që kanë qenë “thellësisht shqetësuese”, por tha se nuk ishte detyra e tij të bënte një “gjykim ligjor”.

“A jam i shqetësuar se Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar, apo çfarëdo tjetër? Po sigurisht.“, tha Cameron. /abcnews