Senati Amerikan voton ligjin për dëbimin e TikTok nga SHBA-ja

Javën e kaluar Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar të hiqte WhatsApp dhe Threads nga dyqani i aplikacioneve App Store në Kinë duke cituar shqetësime të sigurisë kombëtare.

Senati Amerikan votoi ditën e Marte në favor të një ligji i cili do të shikonte TikTok të dëbohej nga Shtetet e Bashkuara nëse pronari saj, firma Kineze ByteDance, nuk e shet aplikacionin në 9 muajt e ngelur të vitit.

Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur se do të mbështesë ligjin. Beteja katër vjeçare rreth TikTok, i cili përdoret nga 170 milionë Amerikanë, është vetëm një front i luftës teknologjike që ka nisur mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Javën e kaluar Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar të hiqte WhatsApp dhe Threads nga dyqani i aplikacioneve App Store në Kinë duke cituar shqetësime të sigurisë kombëtare.

TikTok planifikon të sfidojë ligjin duke përdorur të drejtat e Amendamentit të Parë ndërsa përdorues të TikTok pritet të veprojnë ligjërisht gjithashtu.

Kompania thotë se nuk ka ndarë asnjëherë të dhëna me qeverinë Kinezë dhe nuk do ta bëjë. Senati votoi me 79 vota pro ligjit dhe 18 kundër.

Në 2020-ën, ish presidenti Amerikan Donald Trump u pengua nga gjykatat në përpjekje për të bllokuar aplikacionin TikTok dhe homologun tjetër Kinez WeChat.