Bien ndjeshëm shitjet e iPhone

Apple ka premtuar zhvillime të mëdha në konferencën WWDC në Qershor, por iPhone 16 vetë nuk do të mbërrijë deri në Vjeshtë.

Ditën e Enjte Apple raportoi 10 përqind rënie të shitjeve të iPhone për gjatë tre muajve të parë të 2024 duke gjeneruar 45.96 miliardë dollarë nga 51.33 miliardë dollarë një vit më parë.

Tërheqja drastike u nxit pjesërisht edhe nga rënia në Kinë prej 8 përqind. Gjithashtu adoptimi i ngadaltë i AI nga Apple përballë konkurrentëve mendohet të ketë luajtur një rol në vendimin e konsumatorëve për të blerë një iPhone të ri.

Apple ka premtuar zhvillime të mëdha në konferencën WWDC në Qershor, por iPhone 16 vetë nuk do të mbërrijë deri në Vjeshtë.

Pavarësisht shifrave negative të biznesit të harduerit, kompania ende arriti të tejkalonte pritshmëritë e analistëve të Wall Street.

Biznesi i shërbimeve që përfshin iCloud, AppleTV+ dhe Apple Music u rrit me 14 përqind nga viti në vit.

Kompania pritet të zbulojë dy iPad të rinj javën e ardhshme. Linja e tabletëve ka ngelur pa u rifreskuar që prej 2022 dhe shitjet e tyre ranë nga 6.67 miliardë dollarë në 5.56 miliardë dollarë këtë vit.

Në evenimentin që do të mbahet ditën e Marte pritet që Apple të hedhë dritë mbi çipin e ri Apple M4.