Senatorët amerikanë: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, sakrificë për të dyja vendet

Senatorët nga ShBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, pas takimit me liderët kosovarë, kanë dhënë mesazhe të qarta për vazhdimin e dialogut me Serbinë, raporton EkonomiaOnline.

Të dy senatorët thanë se kanë ardhur këtu që të përçojnë mesazhin për përkrahjen e procesit të dialogut mes dy vendeve.

“Ne jemi këtu të japin përkrahjen tonë për këtë vend për ketë regjion. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i arritjes së një prosperiteti për qytetarët e të dyja vendeve”, tha senatori Ron Johnson.

Edhe senatori tjetër, Chris Murphy, tha se miqësia mes Kosovës dhe ShBA-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, teksa bëri me dije që një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë është jetike për të dyja vendet.

Po ashtu ai tha se marrëveshja finale Kosovë-Serbi, është sakrificë për të dyja vendet.

Por edhe ashtu është edhe përkushtimi për dialogun me Serbinë. Këtu përfshihen edhe zgjidhje të vështira. Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë duke ndaluar në Beograd, në një takim me Vuçiqin. Presim që dialogu të jetë i kuptimtë dhe frytdhënës. Shpresojmë që të dy palët ta kuptojnë që sakrifica është e nevojshme, për të qenë pastaj në gjendje që të normalizojnë raportet mes këtyre dy vendeve. Një marrëveshje Kosovë-Serbi do të rezultojë me sukses në zhvillim ekonomik dhe politik. Në do të kemi një mesazh të qartë edhe në Beograd siç patëm këtu në Kosovë”, ka thënë Murphy”, tha ai.

Senatorët amerikanë dhanë një mesazh edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 tetor.

Ata inkurajuan qytetarët e vendit që të dalin masovisht në zgjedhje.

“Ne i inkurajojmë gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sepse kjo është e ardhmja juaj”, thanë ata.

Paraprakisht senatorët amerikanë janë takuar me Albin Kurti, Shpend Ahmetin, Behgjet Pacollin, Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafën, si dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.