Një senatore republikane do të vizitojë Nuuk, kryeqytetin e Grenlandës, më vonë këtë javë për të zhvilluar bisedime mbi pikëpamjet e ishullit arktik, sipas një ligjvënëseje grenlandeze, transmeton Anadolu.
Lisa Murkowski do të vizitojë Grenlandën të premten, i tha televizionit danez TV2 Aaja Chemnitz, anëtare grenlandeze e parlamentit danez.
“Plani është që ajo të shkojë në Nuuk për të vizituar një numër personash me ndikim gjatë fundjavës për të fituar një kuptim të pikëpamjeve të grenlandezëve”, theksoi ajo.
Takimi vjen përpara negociatave të ardhshme në grupin e punës që do të negociojë një marrëveshje të ardhshme mes Grenlandës, Danimarkës dhe SHBA-së.
Tensionet e vazhdueshme lidhur me Grenlandën vijojnë pas përpjekjes kontroverse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë territorin danez.
Megjithatë, Trump e zbuti tonin e tij për marrjen e territorit danez javën e kaluar pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Davos të Zvicrës.
Ai njoftoi se kanë diskutuar një marrëveshje kornizë për Grenlandën që do të adresonte shqetësimet e tij të sigurisë dhe do të kundërshtonte ndikimin rus dhe kinez.








